17:10 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Ramadani: Dhamë shumë pak dhe nuk morëm asgjë

Prishtina u mposhtë sot në kryeqytet nga Gjilani me rezultatin e pastër 0-2.

Humbjen e skuadrës së tij e komentoi pas ndeshjes edhe shefi i shtabit teknik të vendasëve, Zekirija Ramadani.

Nuk kishim grint, nuk kishim as eksluzivitetin në mesfushë, aty edhe dështuam. Nuk shënuam penaltinë as nuk reaguam si duhet pas golit”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes.

Sa kemi dhënë aq edhe morëm, pra dhamë shumë pak dhe nuk morëm asgjë. Arritëm ta fitojmë një penalti dhe atë e humbëm. Kishim shumë raste të tjera, prap nuk shënuam. Na mungoi konkretizimi”.

Si mund ti qaset në tjetër mënyrë.. Kjo është Prishtina..; edhe po të luaj me junior duhet të synoj fitoren. Do të shkojmë për 3 pikë, patjetër!”, tha ndër të tjerash trajneri i Prishtinës. /IndeksOnline/