15:13 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. A

Ramadani flet pas fitores së Prishtinës: Na u desht kohë të adoptoheshim me klimën, në Pejë më ftohtë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shpreshur i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Besës së Pejës.

Endrit Krasniqi dhe Leotrim Kryeziu ia dhuruan ‘bardhekaltërve’ 3 pikë të reja.

Ramadani theksoi se ekipit iu deshtë pak kohë që të ambientohen me klimën.

“Fillisht dua të ju uroj të gjithë shqiptarëve. Sa i përket lojës, pjesën e parë krijuam më tepër raste dhe dolëm në avantazh. Humbëm shumë raste të pripritura. Na u desht më shumë kohë për tu ambiantuar me fushën dhe klimën. Ishte meritë e Besës që nuk na lejoi të shënonim më tepër gola. Për një trajner ndeshjet më të vështira janë këto, por objektivin e arritëm për 3 pikë” deklaroi Ramadani.

Prishtina tani kalon në vendin e 3-të në tabelë me 24 pikë.

/Indeksonline/