23:02 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ramadani: Humbëm por nuk e turpëruam futbollin e Kosovës

Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga skuadra uellsiane, The New Saints.

Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë për RTK se skuadra e tij bëri lojë të mirë por u ndëshkua atëherë kur po luanin mirë.

“Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin por nuk u kualifikuan dhe tifozët që erdhën në stadium.

Nuk është hera e parë që një skuadër që luan mirë penalizohet në fund.

Lojtarët dhanë maksimumin dhe kundërshtari luajti më dobët se në ndeshjen e parë, por jo gjithmonë fiton ata që luajnë mirë.

Banëm paraqitje të mirë, nuk turpëruam Kosovën dhe Feronikelin dhe në vitet e tjera një skuadër tjetër ose ne do të vazhdoj në rundin tjetër”.

Kampionët e Kosovës nuk janë larguar nga garat evropiane pasi që do të vazhdoj garën në Europa League. /IndeksOnline/