75 Mall Live Search
09:47 / E Diele, 11 Gusht 2024 / LB

Ramadani: Pas konfrontimit deklarativ me NATO-n, Ura mbetet dështim!

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se ura e Ibrit nuk do të hapet as kësaj here.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas konfrontimit deklarativ me NATO-n, ura mbetet dështim.

“Fatkeqësisht, Ura nuk hapet kësaj here dhe ekzaltimit deklarativ duhet t’i vjen fundi. Ministrat e deputetët mos të rrinë “nën Urë”! Të kthehen e të punonjë ndonjë gjë në këta muaj të mbetur!
Kur ata kapin ‘pajisjet’ për ta inspektuar Urën, bash në atë moment – për secilin që kupton gjë – u qartësua që komunikimi strategjik me NATO-n ka rënë në pikën më të ulët. Prandaj, s’ka gjë as kësaj here”, ka pohuar ai.