23:02 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramadani: Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së në mënyrë jo njerëzore

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndaljes së dy pjesëtareve të FSK’së nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje.

Pjesëtarët e FSK’së janë liruar pas disa orësh.

Ai ka thënë se Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK’së duke ndaluar me orë të tëra pa asnjë arsye.

“Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim”, ka shkruar Ramadani, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të zv. ministrit të Mbrojtjes, Burim Ramadanit: