09:29 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / C E

Ramadani takohet me drejtuesit e Juevntusit, po flitet për rikthimin e Pjanicit

Miralem Pjanic mbetet në qendër të zërave të merkatos së verës për një kthim të mundshëm në Serinë A.

Pavarësisht informacioneve të fundit për interesimin e Interit, mesfushori boshnjak është më pranë marrëveshjes për t’u ribashkuar me Juventusin.

Jo rastësisht nga Spanja flitet për një takim të orëve të ardhshme mes menaxherit të lojtarit, Fali Ramadani, dhe drejtorit sportive të “Zonjës së Vjetër” Cherubini.

“El Mundo Deportivo”, një gazetë shumë pranë Barcelonës, shkruan me optimizëm për arritjen e marrëveshjes.

Barcelona kërkon ta shesë sa ma parë futbollistin boshnjak, për t’u liruar nga paga e tij e lartë e vetë Pjanic synon ribashkimin me Allegrin.

Drejtuesit e Juventusit duhet të kryejnë një shitje për t’i bërë vend Pjanicit dhe jo më kot ka dalë në skenë emri i Ramseyt.

Pas trofeut “Berlusconi”, Allegri foli me superlativa për uellsianin, por si Pjanic ashtu edhe Locatelli mbetet objektiva të rëndësishëm të klubit torinez.

Boshnjaku është I gatshëm të pranojë ulje të pagës, madje Barcelonë po kishte nisur të mendonte që ta linte të lirë vetëm që të mos shpenzonte një shumë të majme vjetore për pagën e tij.

Takimi i Radhës Ramadani-Cherubini pason atë të 18 korrikut, kur nisi të flitej për mundësinë e kthimit të Pjanicit të Juvja.

Tani pritet avancimi i negociatave, për të hedhur bazat e një marrëveshjeje përfundimtare.