11:08 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Ramaj çdo muaj jep 150 mijë euro paga për sportistët e Feronikelit

Që nga janari i vitit 2018, Feronikeli drejtohet nga presidenti Naser Ramaj.

Biznesmeni i njohur shqiptar që vepron në Mal të Zi, përveç KF Feronikelit është president edhe tek klubi i femrave KFF Feronikeli, por edhe në volejboll në konkurrencën e femrave dhe në basketboll në konkurrencën e meshkujve, ku të gjitha klubet janë futur nën ombrellën e Feronikelit, shkruan Indeksonline.

Në këtë periudhë më shumë se 1 vjeçare, Ramaj ka investuar më shumë se dy milionë euro te skuadrat nga Drenasi. Së fundi KB Feronikeli është inkuadruar në elitën e futbollit në basketboll.

Sipas burimeve të Indeksonline, Ramaj çdo muaj jep 150 mijë euro paga për sportistët e këtyre klubeve, ku natyrisht dominon KF Feronikeli me harxhimet më të mëdha.

Dy futbollistët më të paguar në skuadër janë Hamed Kone dhe Jean Da Silva me nga 3,500 euro rrogë mujore. /Indeksonline/