18:57 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rama:U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re, e opozitës, do të bëjmë së bashku punë të mira për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur votimin e Qeverisë së Re të Kosovës.

Rama ka uruar rrugëtim të mbarë për Qeverinë e Kosovës dhe poashtu opozitës, duke theksuar se së bashku do të bëjnë punë të mira.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Në Kuvendin e Kosovës ku të pranishëm ishin 86 deputetë,  61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim./Indeksonline/