18:39 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Rambo viziton kufirin me Serbinë (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot shëtitjet nëpër bjeshkët e Kosovës.

Derisa dje Haradinaj ishte në trekufirin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi, ai sot vizitoi një tjetër pjesë.

Në disa foto të siguruara nga Indeksonline, shefi i ekzekutivit shihet në trekufirin Kosovë-Mali i Zi-Serbi.

Haradinaj ishte në Bjeshkët e Podgurit, më saktësisht te Liqeni i Shatrit.

Këto dy ditë vikendi, kryeministri i shfrytëzoi për të dal në shëtitje për të parë bukuritë e Kosovës në kufi me shtetet tjera. /Indeksonline/