17:04 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ramë Lahaj uron Pavarësinë: Urime Kosovë, po të rrisim si sytë e ballit

Tenori i suksesshëm shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj ka uruar Pavarësinë e Kosovës.

Ai përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar këngën “Rrjedhe në këngë e ligjërime” të cilën ai e ripërpunojë vitin e kaluar për 17 shkurt, shkruan Indeksonline.

“Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri. Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë.Të dua, unë biri yt!”, ka shkruar Lahaj në postimin e tij./Indeksonline/