13:34 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Ramiz Vitia anëtar i Bordit Drejtues të KF SHKËNDIJA

Po vazhdon edhe më tutje konsolidimi i organeve drejtuese të klubit tonë, e gjithë kjo në funksion të ofrimit të një shkalle të lartë të profesionalizmit të cilën do të e aplikojmë në aspektin e menaxhimit dhe mbarëvajtjes së klubit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm të klubit.

Në mbledhjen e fundit të organeve drejtuese, përveç tjerash është konsoliduar Bordi Drejtues i KF SHKËNDIJA.

Ramiz Vitia është një nga anëtarët e Bordit Drejtues të zgjedhur së fundi, ndërsa në ndërkohë do të ju prezentojmë përbërjen e plotë të Bordit dhe organeve tjera drejtuese.

Ramizi është bashkëvendas i yni dhe një ndërmarrës dhe aktivist i njohur, veçanarishtë në fushën e medias, sportit dhe kulturës. Ai është i diplomuar në Menaxhment Biznesi, pronar dhe menaxher i Televizonit Dasma TV, kryetar i ansamblit kulturo artistik “Hajvalia”, si dhe një nga aksionarët në Shoqërin Aksionare “24 Yjet”.

Eksperienca e tij në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe aktivizmi i tij, do të e ndihmojë atë të jap më të mirën te KF SHKËNDIJA, si pjesë e Bordit Drejtues.

Punë të mbarë dhe suksese Ramiz. 

Image may contain: 1 person