75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ramos detyrohet të ndryshoj numrin e telefonit!

Sergio Ramos thuhet se është detyruar të ndryshojë numrin e tij të telefonin pas kërcënimeve që kanë të bëjnë me lëndimin e Salah.

Kupa e Botës për Salah është tani në rrezik, edhe pse zyrtarët e Egjiptit shpresojnë që ai do të shërohet në kohë për ndeshjën e parë kundër Uruguajit më 15 qershor.

Përvec reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe një peticioni për ta ndëshkuar atë, abuzimi thuhet se tejkalon gjitha këto – pasi u pohua se një grup tifozësh gjetën numrin e tij të telefonit.

Sipas COPE Network, të dy, Ramos dhe familja e tij kanë marrë kërcënime, që do të thotë se të gjithë janë detyruar të ndryshojnë numrin e telefonit.

Raporti pohon se Ramos është thirrur nga numra anonim dhe ka marrë kërcënime me vdekje. /IndeksOnline/

Temat: