10:15 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Ramos më ka ndihmuar shumë” – Marcelo flet për 12 vitet e tij në Real Madrid

Marcelo është treguar lojtar besnik për 12 vite te Real Madridi. Ishte Mijatovic, ai i cili e zbuloi atë dhe Ramon Calderon, ai i cili e transferoi atë. Pjesa tjetër është histori.

I ardhur te Reali në janarin e vitit 2007 si 18-vjeçar, klubi madrilen pagoi 6 milionë euro Flumineses për shërbimet e tij.

Por, influeca e brazilianit te Real Madridit ka qenë e madhe – ai i ka fituar gjithsej 19 tituj, transmeton IndeksOnline.

Në ditën e tij speciale, mbrojtësi që mbanë numrin 12 në fanellë, ka folur për mediat në Bernabeu.

”Çdo ditë zgjohem i lumtur sepse të gjithë do të donin të ishin ku unë jam, duke luajtur për klubin më të mirë në botë, dhe unë e kam këtë privilegj”.

”Sa i përket këshillave këtu, unë kam marrë shumë. Sergio Ramos flet shumë me mua që prej se kam ardhur këtu. I vlerësoj të gjitha këshillat e tij”, tha Marcelo në mes të tjerash./IndeksOnline/