75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Ramos: Faleminderit Zidane, trashëgimia juaj është e pashlyeshme

Pas njoftimit të largimit të Zidane, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Në një postim në Twitter, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos e ka falënderuar trajnerin për punën dhe suksesin e arritur.

“Zotëri, si lojtar dhe tani si trajner, vendosët  klubin në krye. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e të dashurit tonë, Real Madrid”, ka shkruar Ramos. /IndeksOnline/

Temat: