75 Mall Live Search
10:40 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ramos i zhgënjyer pas humbjes nga Eibari

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është shprehur i hidhëruar me humbjen, 0-3 nga Eibari në La Liga dje.

Madridi e pësoi humbjen e parë nën urdhrat e Santiago Solarit, pas golave të Gonzalo Escalante, Sergi Enrich dhe Kike.

Ramos e ka shprehur zhgënjimin e tij pas dështimit të Realit për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Barcelonën në renditjen tabelare, transmeton IndeksOnline.

”Shkojmë në shtëpi të hidhëruar pasi që para ndeshjeve të Kombëtareve, ishim në një ecuri të mrekullueshme, ku morëm vetë besim”.

”Por, ne tani dështuam të merrnim pikë si mysafirë dhe lëshuam pikë të rëndësishme”.

”Nuk ishim në nivelin, të cilin duhet të jemi, kishim mungesë të intensitetit dhe kjo u dëshmua me rezultat”, tha Ramos./IndeksOnline/