13:12 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ramos ”thumbon” Ronaldon: Real Madridi nuk ka mbaruar

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se skuadra e tij nuk ka mbaruar me largimin e Cristiano Ronaldos.

Reali nuk ka mbaruar me largimin e Cristiano Ronaldos.

Këtu kemi krijuar një grup, çelësi i suksesit tonë është se kemi qenë gjithmonë një familje e bashkuar.

Kemi humbur një futbollist të rëndësishëm dhe në gjendje për të prishur ekuilibrat, por jo për këtë arsye do të ndalim së fituari.

Klubi është më i rëndësishëm se çdo futbollist, përfshirë dhe ata më përfaqësues si Cristiano.

Reali nuk do të ndalë së fituari”, deklaroi kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos.