Ramos u kundërpërgjigjet kritikëve
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka theksuar punën e mirë të ekipit dhe i dërgoi një mesazh Europës: “Real Madridin nuk mund ta merrni kurrë për të vdekur”.
Në lidhje me fitoren 3-1 ndaj PSG, Ramos shtoi: “Një sukses i rëndësishëm dhe premtues për kthimin. Sidoqoftë, duhet të përgatitemi me seriozitet dhe të mbrojmë kurorën e kampionëve në Europë. Çdo gabim në këtë kompeticion mund të të lërë jashtë. Në Paris duhet të ruajmë përqendrimin maksimal. Ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm, por kualifikimi është i hapur. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.