Ramush Haradinaj: Asociacioni vetëm sipas ligjve të Kosovës
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Asociacioni do të bëhet vetëm sipas ligjeve të Kosovës.
Trupa menaxhuese do të jetë e njëjtë sikurse në Qeverinë e Isa Mustafës, të cilët rregullisht do të raportojnë në Bruksel dhe më pas në Qeveri, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se paralajmërimet e serbëve të Kosovës për formimin njëanshëm të asociacionit të komunave me shumicë serbe për datën 20 prill nuk ka peshë juridike.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.“Kjo nuk ka peshë juridike, s’ka peshë ligjore dhe kushtetuese”, është shprehur shefi i ekzekutivit.
Ndryshe, serbët e Kosovës kohë më parë kanë paralajmëruar se do të mblidhen më 20 prill në Mitrovicën e Veriut për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. BE-ja ka paralajmëruar se asociacioni do të jetë në kuadër të ligjeve të Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar, i cili kërkon që një gjë e tillë të jetë në pajtim me marrëveshjen e dalë nga dialogu i Brukselit.