Ramush Haradinaj i jep emrin “Adem Demaçi” sheshit në Prishtinë dhe autostradës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.
Vendim – propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt te emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri.
Bashkë me vendimin do të krijohet komisioni përkatës, që do të udhëhiqet nga Zyra e Kryeministrit për të ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.
Zyra e Kryeministrit do të mbulojë shpenzimet e këtij vendimi.