75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj ka një urim për popullin gjerman

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar popullin gjerman në Ditën e Ribashkimit. Sot është 29 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, për të cilën datë Haradinaj ka këtë dedikim.

“Muri i Berlinit ua kishte ndaluar gjermanëve lirinë e lëvizjes për gjysmë shekulli, dhe rënia e tij më 1989 rezultoi një vit më pas me bashkimin zyrtar të kombit e shtetit gjerman. Gjermania, e bashkuar e sovrane, u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore.

Shteti gjerman është adresa tek e cila, Kosova dhe populli i saj, shohin modelin zhvillimor, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Europë. Gjermani, urime Dita e Ribashkimit” shkruan kryeministri në Facebook./Indeksonline/