75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj komenton për herë të parë shqiponjat e Xhakës e Shaqirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka komentuar për herë të parë golat e Xhakës e Shaqirit dhe shqiponjat e bëra ndaj Serbisë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka treguar se çfarë ndjeu pas këtyre golave.

“Jam gëzu shumë kur i kanë dhanë gollat. Me ka ardh fort mirë dhe jam kënaq. Për të tjerat s’po du me u lëshu në komente sepse unë jam kryetar i qeverisë dhe nuk më takon” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/