12:28 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj largohet nga salla e Kuvendit takohet me Kadri Veselin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pas këtij largimi, Haradinaj është nisur për në takim me të parin e PDK-së, njëherësh kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton Indeksonline.

Duhet shtuar se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të duhej të fillonte në ora 11:00, por kanë kaluar mbi 1 or e gjysmë dhe kjo gjë nuk është arritur./Indeksonline/