07:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e kombit

Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së Mujë Krasniqit dhe të tjerëve dëshmorë, shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së organizon akademi përkujtimore.

Në këtë ceremoni merr pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ceromonia do të nis nga ora 16:00, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së organizon akademi përkujtimore në Nderim të Komandant të Brigadës 113 Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të kombit të rënë në kufirin Shqiptaro – Shqiptar më 14 dhjetor 1998, ku merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj. (Salla e Kuqe Pallatit të Rinisë, ora 16:00)” thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/