14:04 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ,është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.

Haradinaj ka thënë se ky projekt nuk është i lehtë dhe e ngarkon me përgjegjësi dhe kandidatura e tij është serioze meqë qeverisin vendin dhe komunat.

“Me krenari me mburrje marrë përgjegjësinë me prijë AAK edhe pse ka përgjegjësi dhe ka punë. Rritja e Aleancës është edhe rritje e Kosovës dhe nuk do të ndalem. Projekti im me kandidaturë se si me krijuar një rrethanë për një kuadër për të gjithë qytetarët e vendit.

E para për të pasur suksese duhet të jemi të bashkuar, p.sh sikur Xhaka dhe Shaqiri për më dhënë gola më shumë dhe me pasë një ekip serioz. Ne kemi punë para vetës për liberalizim, për zhvillim ekonomik dhe poashtu me rritje të fuqisë së vlerës të qytetarëve dhe me rritje të pagave”, tha Haradinaj.