10:33 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj thërret konferencë për media

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ftuar sot mediat në një konferencë të paralajmëruar për orën 15:00, shkruan IndeksOnline.

Njoftimin për konferencë, përmes një komunikate, e ka dërguar, zyra e Haradinajt, duke mos i bërë të ditura detajet e konferencës.

Ky është njoftimi i plotë:

“Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 08.12.2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Kutjojmë se Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik të këtij viti, duke dërguar kështu vendin në zgjedhje të reja, të cilat u mbajtën më 6 tetor.

Kreu i ekzekutivit, dorëheqjen e tij e kishte arsyetuar me ftesën që i ishte bërë atij nga Gjykata Speciale. /IndeksOnline/