11:03 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj uron Pashkët

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë urimi i plotë:

Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri dhe që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes.

Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje.

Motra e vëllezër të besimit katolik dhe miq ndërkombëtar, për shumë mot Pashkët!