Ranë në ligën e tretë të Anglisë, Leicester City përdor “fshesën” për 10 lojtarë
Askush nuk e priti rënien e madhe të Leicester Cityt.
10 vjet pasi u shpallën kampionë të Premierligë, “Dhelprat” këtë sezon kanë rënë në “League One”, apo liga e tretë e futbollit anglez.
Pas kësaj, Leicesteri ka vendosur të largojë 10 lojtarë nga skuadra përfshirë dhe kapitenin, Ricardo Pereira.
Përveç tij u larguan edhe Patson Daka, Jamaal Lascelles, Jordan James, Aaron Ramsey, Joe Aribo, Dujuan Richards, Divine Mukasa, Asmir Begoviq dhe Wanya Marçal.
Leicester, kishte luajtur më parë në “League One”, në sezonin 2008/09./IndeksOnline/

