23:07 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Rangersi i Gerrardit jashtë normales, fiton trillerin me 7 gola!

Skuadra e Rangers që udhëhiqet nga legjenda e futbollit, Steven Gerrard ka arritur të shënoj fitore të madhe kundër Antwerp.

Klubi skocez arriti të shënoj fitore me rezultat 3:4 në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të 1/32-ës së finales, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:1 në të mirë të skuadrës belge. Të parët që kaluan në epërsi ishin Rangers me anë të Aribos në minutën e 38-të.

Pastaj në minutën e 45-të, Avenatti shënoi golin e barazimit, kurse Rafaelov e kaloj në epërsi Antwerpin në minutën e 8-të shtesë të pjesës së parë.

Rangers barazoj rezultatin në minutën e 5-të me anë të Barisic që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Skuadra belge kaloi përsëri në epërsi në minutën e 66-të me anë të Honglas.

Rangers barazoi rezultatin 3:3 në minutën e 83-të me anë të Kent. Kurse fitoren ekipi skocez e siguroi në minutën e 90-të kur Barisic shënoi nga pika e bardhë golin e katërt të Rangers.

Ndeshja e kthyese do të luhet në Skoci, ku Rangers do të kenë një përparësi të madhe rezultatin e ndeshjes së parë./Indeksonline/