Ranglista e re e FIFA-s, Kosova ngrihet për dy pozita
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar ranglistën më të re pas dy ndeshjeve në UEFA Nations League.
Kombëtarja e Kosovës ka pasur rritje në ranglistë, ku nga pozita e 106 është ngritur në pozitën e 104-të, shkruan Indeksonline
Kosova u mposht nga Rumania në shtëpi, por arriti fitore të thellë ndaj Qipros si mysafire.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka rënë në pozitën e 67-të, përkudër fitores ndaj Ukrainës – por humbi ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”./Indeksonline/