75 Mall Live Search
09:36 / E Diele, 10 Maj 2026 / L A

Raphinha mohon largimin nga Barcelona

Raphinha është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Ardhja e Hansi Flick, i ndryshoi trajektoren e karrierës ku nuk i ndali golat dhe ishte vendimtar në shumë ndeshje.

Kohët e fundit u shtuan zërat për një largim të tij në fund të sezonit, me klubet nga Arabia Saudite që u interesuan për të, por që kjo u mohua nga braziliani.

“E shoh veten te Barça për shumë vite. Kam një kontratë deri në vitin 2028 dhe nëse klubi dëshiron të flasë, jam i hapur”, u shpreh Raphinha.

Këtë sezon, ai numëron 31 paraqitje ku shënoi 19 gola dhe bëri 8 asistime./IndeksOnline/