15:56 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Raporti i Bankës Botërore: Afro 760 njërëz vdesin çdo vit në Kosovë, shkaku i ajrit të ndotur

Rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë, apo 90 përqind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor.

Kështu të paktën thuhet në raportin ‘Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë’, i prezantuar nga Banka Botërore.

Sipas këtij raporti i publikuar nga ky institucion, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet.

“Kryeqyteti Prishtina mban rreth 11 për qind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet ndër të tjerash në këtë raport./Indeksonline/

http://documents.worldbank.org/curated/en/214511576520047805/pdf/Air-Pollution-Management-in-Kosovo.pdf