15:00 / E Premte, 15 Tetor 2021 / k.v

Raporti i fundit i MSh-së/ 20 të infektuar me virus dhe asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

 Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.                                    Në total numri i rasteve aktive është 786.