08:33 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Raporti i policisë, 37 aksidente gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24- orëve në të gjithë vendin kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente.

Prej tyre, 14 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 23 klasifikohen vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë me fatalitet.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka shqiptuar 1.664 tiketa për shkelje në trafik.

Po ashtu, është njoftuar se policia ka arrestuar 16 persona.