18:57 / E Premte, 12 Gusht 2022 / OSH

Raportohet për së paku 10 të vrarë nga të shtënat në Mal të Zi

Një 34-vjeçar ka vrarë disa persona në Cetinë të Malit të Zi pasditen e së premtes, dhe më pas është vrarë nga policia, ka raportuar “Vijesti”.

Sipas burimeve jozyrtare të “Vijestit”, gjithçka nisi nga një konflikt në familje.


Siç raporton “Vijesti”, bazuar në burimet brenda Policisë dhe Zyrës së Prokurorit në Mal të Zi, të paktën 10 persona dyshohet të jenë vrarë nga të shtënat me armë pasditen e së premtes në Cetinë.

Katër të tjerë janë transportuar në spital. Në mesin e të vrarëve thuhet se ka edhe fëmijë.