Raportohet se një person është fundosur në Batllavë
Raportohet se në Liqenin e Batllavës një i ri është fundosur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur operacionin për lokalizimin e personit të zhdukur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana është deklaruar rreth këtij rasti.
“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.”, ka thënë Pllana.
Ai ka bërë të ditur se rreth orës 13:00 ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

