10:20 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Raporton se i janë grabitur 1600 euro, Policia e zbulon ‘Kallëzimin e rremë’

Dje është raportuar për një rast ‘Grabitje e Armatosur’, ku i dyshuari U.U është deklaruar se persona të armatosur i kanë marrë atij 1600 euro.

Mirëpo, sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë  ka arritur të zbuloj se i dyshuari e ka inskenuar rastin për shkak te një borxhi që e kishte.

I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ku në tërsi e ka pranuar veprën e  Lajmërimit apo Kallëzimit te rremë.

Është njoftuar  Prokurori Shtetit ku  me urdhër te cilit i dyshuari lirohet në procedurë te rregullt./Indeksonline/