23:09 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rashani: Sot kemi luajtur si me qenë në Prishtinë

Përfaqësuesja ka arritur që të fitojë përballë Bullgarisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A e cila u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, “Dardanët” fituan me rezultat 3:2 përballë Bullgarisë.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe sulmuesi Elbasan Rashani, i cili shënoi golin e fitores sonte.

“Tashmë mund të shkojmë në Euro edhe nga kualifikimet edhe nga Liga e Kombeve”, tha Rashani. 

“Sot kemi luajtur si me qenë në Prishtinë”, potencoi Rashani.