17:08 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

“Rashford duhet të jetë kapiten i Man United”

Ish-mesfushori i Man United, Owen Hargreaves e ka mbështetur Marcus Rashfordin që të jetë kapiten i skuadrës angleze.

Rashford ishte njeriu kryesor mbrëmë, pasi shënoi “hat-trick” në fitoren 5″0 të Man United ndaj RB Leipzigut, shkruan IndeksOnline

Kështu, Owen mendon se Rashfordi e meriton shiritin e kapitenit dhe se Maguire do të pajtohet me këtë fakt.

“Unë e dua atë – ai po  përshatet mirë me shokët e tij të skuadrës. Marcus e di qëai do të ketë një ditë shiritin e kapitenit, unë e dua atë.

“Ai bashkpunon mirë me ekipin. Kjo është arsyeja pse ai do të jetë kapiten sepse mendon për të gjithë të tjerët”, tha Owen.