14:05 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rashford: Kurrë s’e kam shqyrtuar kalimin në Liverpool

Marcus Rashford thotë kurrë nuk e ka konsideruar transferimin në Liverpool si i ri para se t’i bashkohej Manchester Unitedit.

Rashford, i lindur në Mançester, i është bashkuar akademisë së Man Unitedit në moshën 7-vjeçare, dhe pasi i kaloi me sukses të gjitha grupmoshat, ai debutoi si 18-vjeçar para dy vitesh.

Saktësisht, ai debutoi ndaj Midtjylland në Europa League, teksa tri ditë më parë, debutoi në Prmeier League, duke shënuar një gol dhe duke asistuar njëherë në fitoren, 3-2 ndaj Arsenalit në ”Old Trafford”.

Sulmuesi anglez pritet të paraqitet sot ndaj Liverpoolit në derbin e zjarrtë në ”Anfield”, teksa është pyetur edhe për mundësinë e kalimit të tij te Liverpooli më herët, transmeton IndeksOnline.

”Jo, Liverpooli kurrë s’ishte një opsion për mua. Liverpooli, City, Evertoni – dhe asnjë klub nuk e kam konsideruar para Man Unitedit”.

”Isha duke luajtur në Sunday League, me Fletcher Moss, e fituam garën dhe kishte disa skoutë aty”.

”Aty ishte edhe një i Man Unitedi. Të gjithë u rritëm si tifozë të Man Unitedit dhe skuadra jonë kishte raporte të mira me ta”, tha Rashford për Sky Sports.

Liverpooli është favorit në ndeshjen e sotme, teksa një fitore eventuale, do t’i vendoste ”Të Kuqtë” në kreun e tabelës./IndeksOnline/