11:37 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rashford: Jemi familje, nëse e sulmoni Pogban – na sulmoni të gjithëve

Futbollistët e Manchester United-it kanë reaguar përmes rrjeteve sociale ndaj sulmeve që iu bënë Paul Pogbas, pas ndeshjes me Wolverhamptonin.

Mesfushori francez e humbi penalltinë dhe kjo bëri që tifozët të ‘shpërthenin’ me komente ofenduese.  

“Te Manchester United-i jemi sikur një familje, nëse e sulmoni Pogban – na sulmoni të gjithëve”, shkruan në Twitter sulmuesi Marcus Rashford.