20:29 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rashford pranë largimit, klubet e mëdha vihen pas tij

Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford mund t’i bashkohet Real Madridit ose Liverpoolit, gjithnjë sipas mediave angleze.

Ylli i Manchester Unitedit ka vuajtur që ta gjejë formën e tij që prej se Jose Mourinho erdhi në krye të skuadrës.

Dhe klubi ende nuk i ka ofruar kontratë afat-gjate sulmuesit anglez, andaj mediat kanë filluar të spekulojnë lidhur me të ardhmen e tij.

Derisa e ardhmja e tij mbetet ende e pa qartë, interesimet për të kanë filluar të shfaqen.

Dhe Coral ka bërë të ditur se Real Madridi dhe Liverpooli janë favoritë për ta transferuar 20-vjeçarin.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë 20-vjeçari në verën e ardhshme./IndeksOnline/