17:06 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

Rashica – Aston Villa/ Kontaktet vazhdojnë, s’ka ofertë zyrtare!

Milot Rashica pritet që të largohet nga Ëerder Bremen gjatë afatit të transferimeve, pasi skuadra gjermane sezonin tjetër do të bëjë gara në Bundesliga 2.

Në media po qarkullojnë lajmet se ylli i Kombëtares së Kosovës ka marr një ofertë zyrtare nga skuadra e Premierligës.

IndeksOnline me burime të sigurta kupton se Rashica është në kontakt me klubin e Aston Villas, por ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare.

Rashica i cili këtë sezon bëri 24 paraqitje dhe shënoi 3 gola është në bisedime me shumë klube europiane, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ai më parë ka pasur interesime nga klubet, si: AC Milan, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig./IndeksOnline/