23:05 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rashica edhe pse i lënduar, do të vijë në Kosovë për të mbështetur bashkëlojtarët kundër Çekisë

Mesfushori Milot Rashica nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë për shkak të lëndimit.

Anëtari i Werder Bremenit, pritet të mungoj të paktën edhe 10 ditë. Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të vijë në Kosovë për të përkrahur bashkëlojtarët për ndeshjen e ardhshme.

Indeksonline mëson se Rashica do të jetë në Prishtinë të shtunën për këtë ndeshje që mund të jetë vendimtarë për “dardanët”. /Indeksonline/