10:49 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Rashica i bën konak ish mbrojtësit të Romës, shtron drekë

Në kohën e trajnerit Albert Bunjaku në krye të Kosovës, mbrojtësi Lirim Kastrati shihej si një prej futbollistëve me të ardhmen më të madhe.

Atë kohë Kastrati luante për Romën. Por ka më shumë se një vit që është bashkuar me Bolognën, por assesi nuk gjen vend në ekipin e parë.

Kastrati të dielën ka qenë mysafir special i Milot Rashicës, i cili e ka pritur për drekë në qytetin Bremen.

Të dy kanë postuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram. /Indeksonline/