13:20 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rashica i gatshëm për lojë, shpreson të startojë kundër Hoffenheim

Werder Bremen do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi nesër para pushimit të Krishtlindjeve.

Skuadra nga Bremeni është nikoqir i Hoffenheimit në kuadër të javës së 16-të në Bundesliga.

Një fitore eventuale nesër në mbrëmje, do ta vendoste Werderin edhe më afër pozitave, që dërgojnë në Champions League, transmeton IndeksOnline.

Në këtë ndeshje, reprezentuesi kosovar, Milot Rashica shpreson që të luajë nga minuta e parë.

Në ndeshjen e fundit kundër Borussia Dortmundit, Rashica startoi nga minuta e parë dhe shpreson që kjo të ndodhë edhe nesër.

”Të gatshëm për nesër. Ndeshja jonë e fundit në shtëpi për këtë vit”, shkroi Rashica në Twitter./IndeksOnline/