23:12 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rashica: Kemi mundur të shënonim më shumë gola ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova punën e kreu qysh në pjesën e parë duke i shënuar që të dy golat.

Golashënues në këtë takim ishin Vedat Muriqi (35’) dhe Amir Rrahmani (10’).

Pas ndeshjes ka folur futbollisti i Kosovës, Milot Rashica i cili tha “Arritëm ti shënojmë dy gola shumë herët, nuk lejuam kundërshtarin të shënonte, e kontrolluam lojën, kemi mundur të shënojmë edhe më shumë, por jemi të kënaqur me pikët e plota që i morëm”