11:13 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Rashica luajti me “goma të verës”

Gjatë ndeshjes Kosovë – Bullgari, mesfushori Milot Rashica ka rrëshqitur disa herë.

Kjo i ka bërë përshtypje shumë njerëzve të cilët ngritën pyesnin se çfarë po ndodh me të.

Pas ndeshjes Rashica u pyet se a ishte faji i fushës apo këpucëve.

“Unë me këto këpuca kam lujtë në 10 ndeshjet e fundit në Bundesligë edhe i kam thumbat qysh i përdorin mbrojtësat, ma të mdhej nuk ka.

Edhe fusha pak e lagësht edhe bari pak i madh. Por prap kjo nuk është arsye që unë kam rrëshqitë dhe nuk e kemi fitu ndeshjen” deklaroi Rashica për Supersport. /Indeksonline/