14:40 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rashica me një dedikim emocional për Pizarron, pas pensionimit

Mbrëmë, Werder Bremeni siguroi mbijetesën në Bundesligë edhe për një sezon.

Kjo ishte ndeshja e fundit në futboll profesionist për sulmuesin, Claudio Pizarro, i cili mbrëmë i dha fund karrierës së tij, transmeton Indeksonline.

Ylli kosovar, Milot Rashica, i ka dedikuar një postim bashkëlojtarit të tij, Claudio Pizarro pasi zhvilloi ndeshjen e fundit.

“Ti ke qenë një shembull për mua që kur iu bashkangjita Werderit! Çfarë karriere e mrekullueshme miku im. Të gjitha të mirat në të ardhmen. Shijoje kohën me familjen tënde”, ka shkruar Rashica në postimin e tij./Indeksonline/