Rashica shpreson në fitore ndaj Ukrainës
Milot Rashica, ylli i Vitesses, shpreson në rezultat pozitivë ndaj Ukrainës
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Ukrainën, e cila luhet me 6 tetor në stadiumin e Shkodërs, “Loro Boriçi”.
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, shpreson që Kosova të arrijë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Ukrainës, e cila zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’
“Për momentin atmosfera është shumë e mirë. Sot jemi bërë bashkë krejt ekipi, pasi që dje ka pasur disa mungesa dhe e dimë se pikët janë shumë të rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për neve… Normal, shpresoj të arrimë fitoren e parë, pse jo”, theksoi Rashica.
Kosova ka vetëm një pikë në Grupin I, derisa Ukraina ka 14 pikë, dy më pak sesa Kroacia e Islanda, që ndajnë dy pozitat e para. /Express/