21:31 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Rashica tallet me mbrojtjen e kundërshtarëve, asiston dhe i sjell fitoren Besiktasit

Milot Rashica ka lënë gjurmet e para te skuadra e Besiktasit.

Sulmuesi kosovar regjistori asistin e parë me skuadrën turke, dhe atë në ndeshjen e play-offit të Conference League, shkruan IndeksOnline.

Rashica fillimisht u tall me mbrojtjen kundërshtare e pastaj asistoi për Zaynutdinov i cili shënoi golin e fitorës ndaj dynamo Kyivit në minutën e 95-të.

Besiktas shënoi fitore si mysafire me rezultat 3-2./IndeksOnline/